Lajmet e fundit

Mesfushori Paul Pogba ka vendosur përfundimisht që të largohet edhe një herë nga Manchester United.
Ylli francez i ka thënë trajnerit të skuadrës, Jose Mourinho, se dëshiron që të largohet nga Old Trafford, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.
Kampioni i botës me Francën, ka shikuar nga tribunat ndeshjen me Derby County, të cilën Djajtë e Kuq e humbën në penalti, në kuadër të Carabao Cup.
Pas ndeshjes është thënë se Pogba i është hequr e drejta që të jetë kapiten i dytë i ekipit.
Marrëdhëniet mes Pogba dhe Mourinho janë tash e sa të diskutueshme, por që aktualisht thuhet se ato janë në nivelin më të ulët të mundshëm, çka ka bërë që Pogba të kërkojë largimin.
Pos Barcelonës, i interesuar për futbollistin është edhe Juventus, ish skuadra e Pogba.