Lajmet e fundit

Paul Pogba ka thënë se synimi i tij është që në të ardhmen ta fitojë Topin e Artë.
Asi francez u transferua këtë verë nga Juventus tek Manchester United për një shifër rekord prej 105 milionë eurosh.
Dhe ai nuk ka humbur kohë t'i bëjë të qarta objektivat e tij në aspektin personal, duke synuar trofeun që vitet e fundit është dominuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Kjo është ëndrra ime, kjo është një nga objektivat e mia".
"Unë gjithmonë kam ëndërruar ta fitojë Topin e Artë”.