Lajmet e fundit
Ish-portieri Francisco Buyo, ka deklaruar se reprezentuesi i Francës tashmë ka shprehur dëshirën e tij t’i bashkohet klubit madrilen ,në një bisedë të zhvilluar me presidentin Florentino Perez.

Paul Pogba dëshiron të bashkohet me shokët e tij nga kombëtarja Karim Benzema dhe Raphael Varane tek Real Madridi, sipas ish portierit Francisco Buyo.
Asi i Juventusit është i lidhur më një transferim jashtë kampionatit italian këtë verë, me një interesim të Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germain ku janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha parash për mesfushorin 22 vjeçar.
Megjithatë,Buyo, i cili ka pasur mbi 500 paraqitje për Real Madridin, ka deklaruar se presidenti i klubit Florentino Perez e dëshiron Pogban në Real.
“Perez i do lojtarët e mirë,ai e vlerëson Pogban dhe e ka pyetur atë nëse i pëlqen Reali” u shpreh Buyo për Telefoot.
“Nëse e pyesni një lojtar nësë ai e do këtë ekip dhe ai përgjigjet se po,kjo do të thotë se ai dëshiron të bashkohet me atë klub në një të ardhme të afërt.” tha Buyo.