Lajmet e fundit

Këto ditë fundviti po flitet kaq shumë për librin e saj, “Vrima”, fitues i çmimit “Lumo Skëndo”.
Bëhet fjalë për Rita Petron, e cila ka dhënë një intervistë për GSH, duke theksuar se sulmet ndaj poezisë janë mllefe jo vetëm nga njerëz pa kulturë.
“Ato që janë shkruar me shumicë në rrjetet sociale nuk janë kritika, por mllefe, mllefe të njerëzve të cilët u shfrytëzuan nga një ‘censurë diktatoriale’. Shikoni, diktatorët gjithnjë për të qendruar në pushtet nuk kanë përdorur vetëm pushtetin, por më së shumti ndikimin tek psikoza e turmës. Në këtë rast diktatori-media (disa të tilla) drejtpërsëdrejti e acaruan këtë turmë, e cila përbëhet jo vetëm nga njerëz të pakulturuar, poir këtyre shumë shpejt iu bashkëngjitën grupi i atyre që shkruajnë gjithnjë për inate politike”.
Petro thotë se frymëzimin për librin e ka marrë kur ishte në vullkanin e shuar të Santorinit.
“Kam futur dorën në një vrimë atje dhe kam ndjerë afshin e nxehtë dhe erën e sulfurit… dhe e kisha një parandjenjë, që ky libër do të kish fuqinë e një vullkani”.
Sipas Petros, nëse ministrja aktuale e Kulturës nuk do ishte mendjehapur, nuk do e merrte këtë çmim, shkruan Gazeta Mapo.