Lajmet e fundit

Shoqata e Transportuesve e komunës së Podujevës duke nisur nga sot janë në grevë.
Prania e një numri të madh të taksive ilegale në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ka shtyrë mbajtjen e kësaj greve.
Nga kjo shoqatë është kërkuar tash e sa kohë largimi i këtyre taksive ilegale, pasi që sipas tyre po e pengojnë procesin e punës.
Greva ka filluar që në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojë derisa inspektorët komunalë të ndërmarrin masat e duhura për largimin e tyre.