Lajmet e fundit

Nysret Fusha, i cili punonte si rojtar nate në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë, ndërroi jetë në sallën e arsimtareve, ku kishte hyrë për të kontrolluar ditarët.
57 vjeçari u gjet nga kolegu i tij dhe po dyshohet se vdiq nga një infarkt.
Me mëngjes për rastin u informua edhe drejtori i shkollës. E ky nuk ka fije dyshimi se i ndjeri mund të ketë vdekur nga ndonjë faktor i jashtëm.
Shkolla posedon edhe kamerat e sigurisë por xhirimet e tyre, sipas Agim Hamzës, nuk janë kërkuar nga policia.
As familjarët e të ndjerit nuk kanë dyshime rreth vdekjes 57 vjeçarit.
Sido që të jetë trupi i të ndjeri është dërguar për obduksion dhe deri në verdiktin e tyre rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Kronikë e përgatitur nga Vullnet Krasniqi