Lajmet e fundit

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë.
Sipas njoftimit të policisë ata me datën 31 tetor të vitit të kaluar i kishin grabitur nga dora çanta viktimës (femër).
Ngjarja kishte ndodhur në rrugën "Zahir Pajaziti", në Podujevë.
Në këtë çantë kishte dy telefona, një shumë të parave dhe dokumentet personale.
Policia bën me dije se të dyshuarit janë të tre të moshës 17 vjeçare.
"Pas intervistimit personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë që bazuar në të gjeturat e deritanishme nga hetuesit policor, dyshohet se personat e njëjtë janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të natyrës së njëjtë", njofton Policia e Kosovës përcjell Klan Kosova.