Në Podujevë do të ofrohet për herë të parë shërbimi i Hemodializës.
Ky një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor për pacientët me probleme të veshkave në këtë rajon.
Inaugurimi do të mbahet në ambientet e Poliklinikës Specialistike në rrugën “Hakif Zejnullahu”, ku do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë institucionalë, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.