Lajmet e fundit

Komuna e Podujevës është një ndër rajonet më të qeta në Kosovë.
Kështu u tha në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të kryesuar nga kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ku u analizua gjendja e sigurisë në këtë komunë.
Me këtë rast, togerja Valbona Blakçori – zëvendës komandante e Stacionit Policor në Podujevë, duke raportuar për gjendjen e sigurisë për tremujorin e fundit në këtë qytet e vlerësoi atë si stabile dhe me rënie të veprave kriminale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa, i pari i Podujevës, Agim Veliu tha se e gëzon fati që në komunën të cilën e udhëheq ka rënie të veprave kriminale, për çka i falënderoi qytetarët dhe strukturat përgjegjëse të siguris, transmeton Klan Kosova.