Lajmet e fundit
Strategu argjentinas ka thënë se nuk do të kalojë kurrë në krye të stolit të katalunasve, për shkak të respektit që ka ndaj ish skuadrës së tij

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka mohuar zërat për një kalim te Barcelona, u shprehur se do t'i mbetet besnik ish-ekipit, Espanyol.
Ai është kapur duke folur me Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelona, në një restorant spanjoll gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.
“Është e vërtetë që ndodhi një rastësi në një bar të Barcelonës të martën. E kam njohur për një kohë të gjatë përpara se të bëhej presidenti i Barcelona. Shumë njerëz përshëndeten dhe kalojnë pesë minuta së bashku".
"Ky është realiteti. Jam një mbështetës i Espanyol. Nuk kam pse flas më shumë se kaq. Edhe nëse pronari i Spurs Daniel Levy do të më shkarkojë në vitet në vazhdon dhe të jem i lirë, do të ishte e pamundur të trajnoja Barcelonën".