Lajmet e fundit
Strategu argjentinas ka thënë se do të donte që një ditë të drejtonte skuadrën franceze, ku ka qenë edhe lojtar.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochetino ka shprehur dëshirën e tij për të drejtuar një ditë Paris Saint-Germain.
Argjentinasi ka bërë një punë mjaft të mirë në Londër me Tottenhamin, duke i kthyer Spurs në pretendent për titull.
Strategu e njeh mjaft mirë ambientin në Paris, pasi ka luajtur për dy vjet tek skuadra franceze, ndaj ka thënë se do të donte të kthehej si menaxher.
“Nuk e kam mohuar asnjëherë se një ditë dëshiroj të drejtoj një klub të madh si PSGja. Kjo mbetet një nga ëndrrat e mia. Një ditë do të kthehesha me kënaqësi atje”.