Lajmet e fundit

Mauricio Pochettino i ka mohuar spekulimet që e dërgojnë atë në Inter për në stinorin e ardhshëm.
Ai ka thënë se do të qëndrojë te Tottenham dhe u tha fansave të këtij klubi që të mos brengosen për këto raporte.
“Ka shumë thashetheme, por unë jam i përkushtuar te ky klub”, tha Pochettino, që ka kontratë me Spurs deri më 2021.
“Nuk ka arsye pse të largohem. Do ta shihni më 3 korrik, në fillim të para-sezonit, do të qëndroj këtu. Mos u brengosni”, tha ai.