Lajmet e fundit

Gjërat nuk po duken mirë për çiftin Beyonce dhe Jay Z.
Sipas të dhënave të fundit, thashethemet e një divorci të mundshëm mund të mos jenë edhe shumë larg, bazuar në atë se si çifti kanë vepruar së fundmi.
Një burim i afërt me këtë dyshe ka deklaruar se ata patën një grindje të keqe në shtëpinë e tyre. “Beyonce po i bërtiste Jazy Z-së me gjithë forcën e mushkërive të saj. Ajo i tha reperit se më nuk mund të merret me të!”, ka pretenduar burimi, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse manjatët e muzikës kanë një martesë të lumtur shtatë vjeçare, bëhet e ditur se ata kanë fjetur në dhoma të ndara gjumi, pak a shumë që kur janë shpërngulur në shtëpinë e tyre të re.
Kjo fjalosje e fundit duket të ketë qenë një nga më të këqijat e tyre.