Lajmet e fundit

Në Universitetin e Prishtinës po mbahet provimi pranues për studentët që kanë vendosur të bëhen pjesë e tij, njofton Klan Kosova.
Mbi 12 mijë studentë kanë konkurruar në gjithsej 143 programe studimi, ndërkohë që provimi pritet të përfundojë në të gjitha njësitë akademike më 21 korrik.
Rektori Marjan Dema bashkë me drejtues të tjerë të UP-së dolën për ta parë nga afër procesin e provimit.
Ai iu ka uruar suksese studentëve të rinj, duke i siguruar që ky proces do të kalojë me transparencë, dhe se meritorët do të zënë vendin në universitetin më të madh publik të Kosovës.