Lajmet e fundit

Një problem për të cilin u rrëfye në foltoren e Kiksit qe problemi me parkingje.
Një qytetar prizrenas u ankua se sa her që po del në qytet apo po i duhet me udhëtu me veturë, po e ka shume problem me gjet parking.
Duke qenë se Prizreni është një qytet turistik, ato pak parkingje që janë, sipas tij po mbushen dhe si rrjedhojë, parkimi i veturës po bëhet i pamundur.
Ekipi i Kiksit vizitoi disa parkingje dhe përmes pamjeve shihet që të gjitha janë të zëna, madje edhe në ditët me shi. /Klankosova.tv