Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar dje në Han të Elezit një shtetas turk , pasi që i njëjti po transportonte me kamion 14 persona ilegalisht, prej të cilëve 5ishin të rritur ndërsa 9 fëmijë, shtetas të Sirisë dhe të Afganistanit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa të gjithë personat e kontrabanduar janë dërguar në qendrën për migrim, për veprime të mëtutjeshme.