Lajmet e fundit
Kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e ka vënë Kosovën në pozita të vështira dhe inferiore në krahasim me Serbinë.

Kështu, ish-kryetari Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është shprehur i pakënaqur me gjendjen aktuale në vend.
Ai ka thënë se problemi kryesor është në sistemin e drejtësisë që, për shkak të mosfunksionimit si duhet, po kërkohet themelimi i Gjykatës Speciale.
“ Ne para pak viteve hoqëm mbikëqyrjen e pavarësisë, tani po i bëjmë tre hapa prapa, po heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit” ka deklaruar Krasniqi.
Ish-kreu i Kuvendit ka folur edhe për zhvillimet në Maqedoni, për të cilat ka thënë se po i ngjasojnë periudhës së Milosheviqit. Shruan, Epoka e Re.