Lajmet e fundit

Ballkani ka pësuar humbje si vendës nga Viktoria Plzeni me rezultat minimal 0:1 sic kishte humbur në Çeki.
Pavarësisht iniciativës, kampioni i Kosovës u mund pas një goli të vonë të rezervistit Pavel Sulc nga rivënia nga këndi.
Sulc realizoi me kokë pas një gabimi të portierit Enea Kolici i cili nuk e mendoi mirë daljen e tij nga porta.
Me këtë humbje Ballkani bie në vendin e katërt të grupit C me katër pikë, aq sa ka edhe Astana.
Suharekasit mund të kualifikohen në xhiron e fundit vetëm nëse e mundin Dinamon e Zagrebit si mysafirë dhe Astana nuk fiton me Plzenin, ose nuk fiton aq sa ta ketë golaverazhin më të mirë se Ballkani.
________________________________________
83’
Arb Manaj i Ballkanit zverdhet nga gjyqtari.
81'
Plzeni kalon në epërsi ndaj Ballkanit. Pavel Sulc realizoi me kokë falë daljes të menduar jo mirë nga portieri Koliçi.
78’
Radim Reznik zë vendin e Libor Holikut.
70'
Arb Manaj zë vendin e Bernard Karricës te Ballkani.
64’
Edhe një rast tejet i volitshëm për Plzenin. Goditja nga distanca përfundon mbi portë.
60’
Gabim në mbrojtjen e Ballkanit, por Koliçi bën një pritje të mrekullueshme.
46'
Fillon pjesa e dytë. Ballkani e nis sërish me iniciativë.
45'
Tri zëvendësime përnjëherë te Plzeni. Ibrahim Traore, Pavel Hasek dhe Pavel Sulc zunë vendin e Jan Klimentit, Jan Sykorës dhe Adam Vlkanovës.
45’
Ka përfunduar 0:0 pjesa e parë midis Ballkanit dhe Viktoria Plzenit në Ligën e Konferencës.
44’
Sampson Dweh ndëshkohet me karton të verdhë te mysafirët.
37’
Ballkani pretendon për top me dorë në zonë nga Dëehu, mirëpo referi Marian Barbu nuk mendon ashtu.
35’
Karrica godet drejt portës por portieri kundërshtar e dëbon topin, duke ia mohuar golin Ballkanit.
31’
Tollovi në zonën e Ballkanit por Plzeni nuk arrin të bëjë më shumë. Në anën tjetër, Ballkani u nis në kundërsulm, por një harkim nga ana e djathtë përfundoi në duart e portierit.
14’
Korneri i parë për Ballkanin. Zyba godet me kokë por topi përfundon mbi portë.
14’
Ballkani pati një rast të volitshëm përmes Edvn Kucit por tentimi i tij me kokë përfundon i dëbuar nga mbrojtësi i Plzenit.
______________________________________________________________________
Ndeshja midis Ballkanit dhe Vkctoria Plzenit në Ligën e Konferencës ka filluar.
Ballkani është në kërkim të fitores në ndeshjen që e luan si vendës në “Air Albania” të Tiranës.