Lajmet e fundit

Rrënimi i shkollës së vjetër “Dëshmorët e Qyqavicës” në fshatin Çirez të Skenderajt i ka shqetësuar banorët.
Kjo për shkak se thonë që vendi ku kishte filluar të rrënohet shkolla e vjetër është shumë afër me shkollën e re.
Prindërit kërkuan që të ndalen punimet pasi që mund t’iu lëndohen fëmijët.
Pos kësaj këta të fundit kanë thënë se nga zhurma e krijuar fëmijët e tyre nuk po munden të koncentrohen në mësime.
Nga kompania e kontraktuar nga komuna nuk deshën të flasin por që thanë për Klan Kosova se nuk ka qenë e nevojshme që të vendosën rrethojat afër objektit që është duke u rrënuar.
Ndërsa nga Komuna e Skenderajt i thanë televizionit që kompania ka rrënuar vetëm një pjesë të aneksit të shkollës së vjetër që nuk paraqet rrezik për fëmijët deri pjesa tjetër do rrënohet në vikend.