31.07.2018 · përditësuar para 2901 dite1 min lexim
Është mbajtur mbledhja përkujtimore kushtuar regjisorit Bekim Lumi i cili u nda nga jeta dje, njofton Klan Kosova.
Në kuadër të këtij organizimi në Teatrin Kombëtar, me arkivolin në prapavijë është luajtur pjesa e fundit e shfaqjes “Arturo Ui”.
Ndonëse e patën shumë të vështirë për t’u përmbajtur nga lotët, të pranishmit e përcollën trupin e pajetë të Lumit nga skena me duartrokitje të gjata.
Motra e tij, Drita, ka thënë të jenë të nderuar që vëllai i saj po përcillet me kaq shumë dashuri nga kolegët, dhe me art të cilit ia kushtoi jetën.
Në përkujtim të Lumit morën pjesë shumë qytetarë por edhe artistë e politikanë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.