Lajmet e fundit

Rrushi është mjaftë i shëndetshëm, ky lloj fruti përmban sasi të konsiderueshme sheqeri që arrinë deri në 25% acide organike, kripëra kalciumi, hekur, mjaftueshëm vitamina, transmeton Klan Kosova.
Rrushi apo lëngu i tij përdoret gjerësisht për qëllime terapeutike, një lëng rrushi u sjell shumë dobi reumatikëve ose artrikëve të cilët vuajnë nga sëmundjet e kyçeve.
Rrushi këshillohet të përdoret për ata që vuajnë nga veshkët, ata që kanë gurë në mëlçi dhe në fshikëzën e tëmthit, por nuk rekomandohet për diabetikët, sepse përmbanë shumë sheqer, ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës gjithashtu, tensioni i lartë i gjakut.
Rrushin mund ta përdorni edhe në rastet kur ka të bëjë me sëmundjet e mushkërive.