Lajmet e fundit

Grupi i tifozëve “Plisat”, kanë sulmuar pikën e shitjes së kompanisë telefonike sllovene Ipko në sheshin e qytetit, dhe selinë e bankës NLB.
Sulmi ndaj Ipkos dhe NLB-së, është kryer nga tifozët në shenjë rebelimi për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.
Në videot e postuara në rrjetin social facebook, Plisat shihen duke hedhur fishekzjarre në hyrje të lokaleve të Ipko-s dhe NLB-së që operojnë në Kosovë.