Lajmet e fundit

Lionel Messi ka falënderuar trajnerin e Chelseas, Antonio Conte, për lëvdatat që ky i fundit ia kishte dhënë pasi Barcelona i eliminoi Të Kaltrit në Ligën e Kampionëve.
Conte kishte thënë se ata kishin luajtur kundër lojtarit më të mirë në botë, i cili shënon 600 gola në ndeshje.
“Nuk e kam dëgjuar, por më thanë se çfarë kishte thënë, dhe e falënderoj për fjalët e tij”, tha Messi .
“Jam i lumtur se si mbaroi kjo natë, dhe që arritëm çerekfinalet, që është çfarë deshëm”.