Portugalia e ka mposhtur Çekinë në ndeshjen e parë në Euro 2024 me rezultat 2-1.
Pavarësisht se ishin portugezët ata që sulmuan gjatë gjithë kohës, të parët që kaluan në epërsi ishin çekët.
Golin e epërsisë për Çekinë e shënoi Provod në minutën e 62-të të ndeshjes, kurse vetëm pas shtatë minutash, çekët shënuan sërish, por këtë herë në portën e tyre.
Kurse, fundi ishte dramatik, ku fillimisht në minutën e 87-të ishte Diego Jota ai që shënoi për epërsinë e parë të Portugalisë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Ndërsa në minutën e 92-të, golin e epërsisë e shënoi i sapo inkuadruari në lojë, 21-vjeçari Francisco Conceicao.
Aktualisht, në grupin F, në vendin e parë gjendet Turqia pas fitores 3-1 ndaj Gjeorgjisë, kurse në vendin e dytë është Portugalia, ndërsa Çekia e Gjeorgjia gjenden në vendin e tretë, respektivisht të katërt.
Kombëtarja e Portugalisë sonte u udhëheq nga dy yjet e vjetër, Cristiano Ronaldo dhe Pepe.
Pepe 41 vjeçar e 113 ditë dhe Cristiano Ronaldo 39 vjeçar e 134 ditë tash u bënë dy futbollistët më të vjetër që startuan në një ndeshje në të njëjtën kohë në evropian
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.