Lajmet e fundit
Në Gujarat të Indisë gjendet plazhi i cili të gjithëve ua fut frikën deri në në palcë.

Kur bie nata qentë fillojnë të lehin. Dëgjohen zëra të çuditshëm, ndërkaq banorët vendës natën në plazh nuk shkojnë.
Plazhi Dumas në shtetin indian Gujarat është destinim turistik i popullarizuar, mirëpo edhe vend me të cilin lidhen shumë tregime. Banorët vendës gjithmonë i shmangen plazhit natën, sepse thonë që njerëzit zhduken.
Në të vërtetë janë shënuar disa raste të turistëve, mirëpo edhe të banorëve vendës të cilët në plazh kanë shëtitur natën dhe më vonë askush nuk ka mundur t’i gjejë.
Kur dielli perëndon gjoja të gjithë qentë fillojnë të lehin. Disa njerëz kanë treguar që natën kanë shëtitur bashkë me qentë, ndërkaq kur i afroheshin pazhit, qentë i ndalnin dhe nuk i lejonin të shkonin tutje.
Banorët vendës thonë që natën në plazh dëgjohen zëra të çuditshëm. Disa thonë që kanë dëgjuar pëshpëritje që u thoshin që të ktheheshin.
Besohet se plazhi është i mallkuar, sepse në të janë krematuar shumë të vdekur./ngjyra.com