Përmes një platforme të re të quajtur Premier, të krijuar për sistemet operative iOS dhe android për shitje të muzikës po synohet të arrihet zbatimi i ligjit për të drejtën e autorit dhe evitimin e piraterisë.
Ideatori i kësaj platforme është Milot Llalloshi, ndërsa realizimi u lehtësua edhe nga operatori telefonik Vala që përmes sms-ve mundësoi qasjen me të lehtë, njofton Klan Kosova.
E ata që do të jenë përfituesit kryesorë të platformës pos këngëtarëve, janë edhe Administrata Tatimore e Kosovës, operatorët e telefonisë mobile dhe bankat komerciale.
Kronikë nga Arjeta Dragaj
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.