Lajmet e fundit

Delegacioni shtetëror për dialogun ka miratuar platformën për negociatat Kosovë-Serbi.
Bashkëkryesuesi i këtij ekipi, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo platformë u miratua me votë unanime dhe e njëjta do t’i paraqitet Kryetarit të Kuvendit ditën e nesërme.
“Deputetët do të kenë mundësi përmes debatit në Kuvend, të vijmë deri te votimi i platformës që do të paraqes qëndrimin zyrtar dhe të vetëm të Kosovës ne negociatat me Serbinë”.
Shpend Ahmeti, njëri nga udhëheqësit e ekipit dialogues, bëri të ditur se platforma do t’i dorëzohet kryeparlamentarit Kadri Veseli, nesër në orën 10:00 dhe se e njëjta do t’ju përcillet 120 deputetëve.
“Platforma i vendosë parimet mbi të cilat do të negociojmë dhe temat që do të hapen në Bruksel”.
Gjithashtu u bë e ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet seanca ku do të votohet kjo platformë.
Platforma për dialogun Kosovë-Serbi e delegacionit shtetëror do të publikohet nesër.