Lajmet e fundit

Takimi i tyre, rezultoi me një marrëveshje.
Anëtarët e ekipit negociator të Kosovës, e miratuan platformën e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë.
Sipas kryenegociatorëve, pjesë e platformës do të jenë disa tema që deri tash nuk janë prekur në bisedimet në Bruksel, derisa ritheksuan se nuk do të diskutohet për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, njofton Klan Kosova.
Platforma do t’i dorëzohet të premten kreut të Kuvendit, derisa do të prezantohet edhe për publikun.
Ndërkohë, paraditen e së enjtes, dokumentin ua dërguan edhe liderëve tjerë shtetëror. Presidenti Hashim Thaçi e Kryeministri Ramush Haradinaj, u pajtuan me platformën.
Kronikë nga Drin Demiri.
https://www.youtube.com/watch?v=ce-O4K8_4lQ&feature=youtu.be