Lajmet e fundit

Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi sot në seancën e parë në parlamentin e Maqedonisë u shpreh se deputetët duhet të merren me të rëndësishme. Ademi kolegëve ju tha haptas se Deklarata Shqiptare është produkt vendor.
“Gjithashtu dua të them se absolutisht kemi mirëkuptim për gjithçka që është në korniza të procedurave dhe demokracisë parlamentare. Megjithatë kam një sugjerim kolegial,m ndaj kolegëve deputet që të jenë të kujdesshëm se çfarë orientimi do ti japin debatit. Sot këtu jemi të vazhdojmë me konstituimin e organeve parlamentare gjegjësisht komisionit për zgjedhje dhe emërim andaj me qëllim shumë miqësor, ju sugjeroj mos u kapnin për tema të parëndësishme. Ju drejtohem juve në mes rë sallës që mos të kapeni për kashte”, tha Ademi duke shtuar se Platforma është produkt vendor dhe vendim i qytetarëve shqiptarë, shkruan TetovaSot, përcjellë Klan Kosova.