Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike po shqyrton projekt - platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.
Kjo platformë ditë më parë ishte dërguar nga Qeveria në Kuvend, ku mandaton presidentin Thaçi t’i udhëheqë negociatat.
Platforma e dialogut që ka një faqe e gjysëm tekst, përmban nëntë pika.
Ajo parasheh që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke.