Lajmet e fundit

Është proceduar për në Kuvend Platforma e Qeverisë për finalizimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, kjo pa pajtimin e Komisionit për Punë të Jashtme, njofton Klan Kosova.
Mu ky trup i parlamentit paraprakisht debatoi shumë rreth përmbajtjes së dokumentit nëntë pikësh.
Kundërshtimi më i madh erdhi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur që kategorikisht janë kundër idesë që presidenti Hashim Thaçi të jetë në krye të fazës së ardhshme të dialogut me Serbinë.
Poashtu ligjvënësit si puna e Doruntina Malokut të LDK-së kanë thënë se platforma është e rrezikshme për Kosovën kjo pasiqë sipas saj nuk ka definime të qarta sidomos karshi Serbisë e cila ende në Kushtetutën e saj në preambulë e ka Kosovën, njofton Klan Kosova.
Kjo platformë parasheh që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke.