Lajmet e fundit

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që duhet të qëndrojmë larg gjërave ëe janë të dëmshmë për mbarëvajtjen e shëndetit.
Më shumë jemi të koncentruar në substancat që përbëjnë pijet tona e duke pasur parasysh edhe nevojën e konsumimit të dy litrave ujë në ditë.
Por shumica prej nesh nuk janë në dijeni se çfarë përmbajtje kanë shishet e plastikës, edhe pse ne blejmë ujë çdo ditë në paketime të plastikës për konsum gjatë aktiviteteve, udhëtime, në punë etj.
Fatkeqësisht ne dëmtojmë shëndetin tonë duke konsumuar nga këto shishe, poashtu edhe fëmijët tanë të cilëve u`a japim ujin me shishe të plastikës në shkollë apo në aktivitete të ndryshme shkollore apo sportive.
Elementi kimik i quajtur STYRENE është përbërës në çdo shishe plastike duke qenë kështu shkaktar i shumë sëmundjeve me prejardhje kanceroze, poashtu duke ndikuar edhe në çrregullimet hormonale në organizmin tonë, transmeton Klan Kosova.
Kështu që në mënyrë që t`u shmangeni këtyre problemeve shëndetësore të cilat paraqiten gradualisht, përpiquni të konsumoni ujë në shishe qelqi si zgjidhja më e mirë për shëndetin tuaj. / klankosova.tv