Lajmet e fundit

Plani i Kombeve të Bashkuara, për të ngritur një korridor detar për eksportet e grurit ukrainas, të mbikëqyrur nga Ankaraja, po përballet me pengesa të mëdha.
Vështirësitë përfshijnë bindjen e Rusisë, për të lehtësuar bllokadën e porteve të Ukrainës, bindjen e Kievit për të pastruar minat që ka vendosur dhe sigurimin e kompanive të transportit e sigurimit, se korridori është i sigurt për t'u përdorur.