Lajmet e fundit

Sa i përket fushës së arsimit Arban Abrashi ka premtuar ndërtimin e shtatë shkollave për të vazhduar me mësimin tërëditor dhe shujta të nxehta.
Abrashi ka thënë që ka buxhet për ndërtimin e këtyre shkollave dhe po që se paraqitet nevoja do të bashkëpunojnë me donatorë të ndryshëm dhe me qeverinë.
Veç kësaj ai bëri të ditur që vetëm gjatë qeverisjes së LDK-së janë ndërtuar 26 shkolla.
Ndërkohë sa i përket punësimin në sektorin e arsimit Abrashi deklaroi që do t’i kushtoj kujdes të veçantë.
“Përmes formulave ku involvohen ekspertë, shoqëria civile dhe organizata të ndryshme do të duhet të zhvillohen proceset e punësimit, veçanërisht në sektorin e arsimit” deklaroi Abrashi, njofton Klan Kosova.