Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Fushë-Kosovë, pasi që i njëjti për shkaqe akoma të panjohura ka qëlluar me armë zjarri një mashkull.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë me një karikator me nëntë fishekë dhe një gëzhojë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.