Lajmet e fundit

Të dielën në Prizren është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që kishte shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të viktimës mashkull.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, raporton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë gjuetie me 19 fishekë dhe dy gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.