Lajmet e fundit

Një person nga pakujdesia pa qëllim e ka plagosur me armë zjarri një person tjetër gjatë pasdites së të enjtes në Prishtinë.
Siç bën të ditur policia, i dyshuari e ka dërguar të plagosurin në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
"Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar revolen që dyshohet të jetë përdorur në rast me një karikator të zbrazet dhe një gëzhojë të cal. 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt", bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.