Lajmet e fundit

Katër persona janë shoqëruar në polici, pas plagosjes së një personi këtë të enjte në Vushtrri.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se katër të shoqëruarit dyshohet se ishin pjesëmarrës në ngjarje.
Ndërkohë, sipas Zahitit, i dyshuari për plagosjen është ende në arrati dhe po vazhdojnë kërkimet për kapjen e të njëjtit.
Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit.
https://klankosova.tv/e-fundit-plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-ne-vushtrri1/