23.10.2021 · përditësuar para 1743 dite1 min lexim
Një person është plagosur dhe një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Daullas, pranë Spitalit Memorial të Fierit.
Mjeti dyshohet të jetë i autorit të ngjarjes që plagosi me armë zjarri një person brenda automjetit tip “Audi”.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore. Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat./ TCh
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.