Lajmet e fundit

Zbardhet motivi i plagosjes së 23 –vjeçarit Amarildo Koçeku.
I riu u gjet pa ndjenja i shtrirë në tokë afër “Qytetit të Nxënësit” në Tiranë. Dyshohet se Koçeku është qëlluar pas një konflikti që ka pasur në Facebook me tre persona të tjerë, shkruan Panorama.
Njëri prej tyre është identifikuar si Shpëtim Taho, të cilin policia e ka shpallur në kërkim si autor të ngjarjes.
Pasi e ka qëlluar 23 –vjeçarin, Taho është larguar duke lënë aty makinën e tij. Bashkë me të dyshohet të kenë qenë edhe dy persona të tjerë, edhe ata të identifikuar nga policia.