Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se 42-vjeçari është arrestuar pasi plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga ra edhe një 35-vjeçar, i cili dyshohet se e ndihmoi të largohej nga vendngjarja.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar si provë materiale./a2cnn
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.