Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në Athinë, në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.
Siç raporton Abcnews.al, bëhet fjalë për 36-vjeçarin Ergen Lusha, nga Elbasani transmeton Klankosova.tv
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur gjashtë gëzhoja arme zjarri.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë tre persona.
Aktualisht po vazhdon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.
Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.