Lajmet e fundit

Në Mitrovicë një person i komunitetit serb ka pësuar lëndime trupore nga tre persona të dyshuar dhe ende të panjohur, ku njëri prej tyre fillimisht e kishte goditur me dorezën e revoles dhe pastaj i kishte shtënë me një plumb në këmbën e djathtë të tij.
Sipas policisë, serbit i është dhënë ndihma e parë nga një shqiptar dhe me pas është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë.