Lajmet e fundit

Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë punës në një fabrikë kromi të një firme private në Kalimash.
Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme në fabrikë, ku shtetasi me iniciale A.M., me banim në Elbasan, duke punuar, nga pakujdesia është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit policia nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 34- vjeçarin L.H., banues në Elbasan, i cili është përfaqësues ligjor i firmës private ku punonte i plagosuri./Shekulli