Lajmet e fundit

Të shtunën ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në rrugën "Skender Anamali", në Parkun e Gërmisë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhur rasti dhe e kanë bërë sigurimin e vendngjarjes, njofton raporti 24 orësh i Policisë përcjellë Klan Kosova.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq policia nuk ka bërë të ditur për gjendjen shëndetësore të viktimës dhe nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.