Lajmet e fundit

Një 27 vjeçar është plagosur pasditen e së dielës në Mitrovicë, pas një zënke që ka ndodhur mes disa personave.
Sipas policisë rajonale të Mitrovicës, i plagosur në këtë rast ka mbetur R. Xh., plagosja e të cilët dyshohet se është kryer nga arma e zjarrit, ku viktima është trajtuar në spitalin rajonal në Mitrovicë, e më pas është dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të dyshuar S. D. 26 vjeçar, A. D. 30 vjeçar dhe A. D. 25 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pushkë automatike si dhe 32 gëzhoja.
Pas procedurave intervistuese tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, transmeton Klan Kosova.