Një person nga fshati Abri e Ulët e Skenderajt, është plagosur si pasojë e saçmave të gjahut.
Rasti sipas Policisë së Kosovës, ndodhi kur një person tjetër dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një kafshe, dëmtues i shpezëve, dhe copëzat e plumbçave janë kthyer nga toka, duke i shkaktuar viktimës lëndime, transmeton klanosova.tv.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
''Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë/gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve), ku si pasojë një person është lënduar nga saçma (copëzat) e kthyer nga toka. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.