Lajmet e fundit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Komoran.
I plagosuri ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.
Burime e Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Islam Selimin, vëllaun e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.
I dyshuari për plagosje është 47 vjeçari, XH.N që është arrestuar nga Policia e Kosovës. Edhe arma që dyshohet të jetë përdorë në rast është konfiskuar nga policia.