Lajmet e fundit

Mbrëmë ka ndodhur një plagosje me thikë në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj.
Policia njofton se rasti ka pasuar një fjalosje të dy dite më parë, ndërmjet viktimës me inicialet I.D. 23 vjeçar dhe të dyshuarit, I.S. 19 vjeçar.
Sipas policisë, i dyshuari e ka goditur viktimën me thikë në pjesën e kraharorit dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Më pas, policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe ka konfiskuar thikën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
I plagosuri, ndodhet në QKUK në Prishtinë dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt ka urdhëruar masën e mbajtjes policore për 48 orë, transmeton Klan Kosova.