Një 35 vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme në qytetin e Korçës.
Mësohet se rreth orës 15:45, në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me thikë shtetasi Z.M, banues në Korçë.
Policia bën të ditur se nga të dhënat e para dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, shkruan Top Channel.
Aktualisht, personi i plagosur po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.